SARANDË

Është hedhur përsëri në erë memoriali i nacionalistit grek Thimio Loli në fshatin Krane të Bashkisë së Finiqit.

Gazetarja Shpresa Dine raporton për “Balkanweb” se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 04.30 minuta të mëngjesit.

Banorë të zonës kanë njoftuar policinë, e cila ka nisur hetimet. Mësohet se shpërthimi i memorialit është bërë me tritol.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që memoriali i nacionalistit grek Thimio Loli hidhet në erë. Edhe më herët, memoriali i tij është hedhur ne erë dhe autorët nuk janë zbuluar. Në atë kohë, pati reagime edhe nga politikanë të komunitetit grek.

Ndërkaq, shumë pranë memorialit të shkatërruar tashmë të Thimio Lolit janë shkruar grafite me emrin “Çamëria”.

Memoriali është ngritur rreth 7 vite më parë, ndërsa në mbishkrimin tek pllaka përkujtimore thuhet “për pjesëmarrjen e tij në çlirimin e Maqedonisë greke nga pushtuesit bullgarë”. Në atë kohë, thuhej se Loli ka vrarë shqiptarë etnikë në jug të vendit dhe nuk duhet të nderohet.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb