Mediet greke kanë publikuar fotografitë e dy vëllezërve shqiptarë, të cilët dyshohen se janë pjesë e një karteli, që shpërndan kokainë me stemë të “NBA”, që është basketbolli në SHBA.

Siç shihet nga pamjet, dy vëllezërit janë me pranga në duar, teksa shoqërohen për në prokurori.

Dy shqiptarët u arrestuan orët e fundit nga policia greke, pasi njëri prej tyre terrorizoi qytetarët në Selanik, teksa qëlloi me breshëri plumbash brenda pallatit dhe në shtëpinë e tij, ku ndodheshin edhe tre fëmijët e tij të mitur.

Përveç tij, policia greke arrestoi dhe vëllanë e tij, që rezulton me precedentë penalë për trafik droge.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërkohë, gjatë kontrollit në banesë u sekuestrua drogë, me logon e “NBA”, me të njëjtën stemë, siç ishte sekuestruar më herët në të gjithë Greqinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb