Një aksident ka ndodhur këtë mesditë në Qafën e Llogarasë.

Siç shihet nga pamjet që gazetari Enrik Mehmeti sjell në redaksinë e “BalkanWeb”, një makinë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, duke përfunduar në greminë.

Në mjet kanë qenë dy persona, të cilët fatmirësisht kanë shpëtuar. Në pamjet që sjell gazetari Mehmeti në “BalkanWeb”, shihet edhe momenti kur njëri nga të plagosurit merr ndihmën e parë mjekësore në vendngjarje.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: