Policia angleze ka arrestuar një trafikant droge, pasi është zbuluar nga veprimet që bënte në një club nate. Mediet e huaja raportojnë se ka rënë në pranga 28-vjeçari Mansoor Kiani, teksa është zbuluar pasi është shfaqur duke derdhur shampanjë mbi orën Rolex në një klub nate në Knightsbridge, si dhe nga xhirot e tij me Ferrari.

28-vjeçari u dënua me 15 vite e gjysmë burg si shpërndarës droge dhe pasuria e tij ishte vënë nga shitja e heroinës dhe kokainës. Në seancën gjyqësore u shfaqën dhe video ku Kiani ra në sy tek policia nga xhirot me Ferrari dhe skenat në klubet e natës, si derdhja e shampanjës mbi orën Rolex.

“Pasuria e pashpjegueshme dhe sendet e shtrenjta të blera me para në dorë janë tregues kyç se dikush mund të jetë i përfshirë në krimin e organizuar.”- tha detektivi Tom Stean. Ai tha se njerëzit mund të ndihmojnë në arrestimin e kriminelëve duke raportuar çdo shqetësim.

Mansoor Kiani nga Luton u përpoq të fshihte aktivitetet e tij të trafikut të drogës duke përdorur një sistem komunikimi telefonik të koduar të quajtur ‘EncroChat’. Mesazhet në sistemin e koduar ndihmuan policinë të zbulonte bisedat mes tij dhe të tjerëve për shpërndarjen e drogës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb