ERSEKË

Persona ende të pa identifikuar kanë shkaktuar dëme të mëdha në kishën e Shën Marisë në fshatin Vodicë të Kolonjës.

Gazetarja Lorena Kodra, raporton për “BalkanWeb”, se sipas punonjësve të institucionit fetar, personat e përfshirë në ngjarje kanë hapur një gropë mbi 6 metra të thellë dhe 1 metër të gjerë te pagëzimorja e kishës.

Sipas tyre, kjo ndodh për faktin se mendohet se në kishë ka florinj. Kjo nuk është hera e parë që shkatërrohen objektet e kultit në Ersekë. Sipas informacioneve nga policia, kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb