TIRANË

Gazetarja Klodiana Lala siguron për “BalkanWeb” foto dhe video të vrasësit të biznesmenit 66-vjeçar Behar Sofia.

Personi që shihni në foto është 24-vjeçari Ernejt Shyti, në pritje të biznesmenit Sofia për ta ekzekutuar.

Ndërsa, në videon që sjell “BalkanWeb”, të siguruar nga kamerat e sigurisë nga gazetarja Klodiana Lala, autori i krimit është personi i fundit që duket në pamje, ku siç shihet ecën duke çaluar.

Ndërsa në videon e dytë, 24-vjeçari Shyti shihet teksa ndjek shënjestrën anës Lumit të Lanës, ku edhe e ka ekzekutuar me dy plumba.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb