Georgio Wijnaldum do të jetë një lojtar i Romës. Mesfushori hollandez ka zbarkuar në kryeqytetin italian, teksa është pritur nga tifozët.

Wijnaldum vjen nga PSG, skuadër në të cilën asnjëherë nuk ka qenë protagonist. 31 vjeçari do të provojë veten në Serie A, pas përvojave të Liverpool dhe Newcastle në Premier League, apo edhe PSV dhe Feynoord në Hollandë.

Roma ka bërë një merkato fantastike deri më tani, ku përveç Wijnaldum, ka afruar në skuadër edhe Paulo Dybala. Synimi i ekipit të Mourinhos për sezonin e ri është kualifikimi në Champions League.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: