Vijojnë akuzat mes Partisë Demokratike dhe Bashkisë së Tiranës për rindërtimin e shtëpisë së shtetasit Lulzim Ali Aga nga Vishnja e Vaqarrit.

Ky shtetas ka përfituar nga programi i rindërtimit, pasi sipas Bashkisë, tërmeti i kishte shkatërruar banesën, por për Partinë Demokratike ky shtetas zotëron 4 prona të tjera dhe për këtë arsye duhej përjashtuar si përfitues.

Në një reagim të fundit ndaj Bashkisë së Tiranës, zëdhënësja e PD, Ina Zhupa, publikon disa dokumente, sipas së cipës, vërtetojnë se prona në Vishaj dhe të tjera janë në pronësi të Lulëzim Agës.

Statusi i Zhupës:

Në Vishaj (Fortuzaj) Bashkia Tiranë po rindërton në tokën në pronësi të Lulzim Agës.
Veliaj ka shkuar për vizitë siç mund të shihet nga statusi i tij me video që thotë tek Lulzim Aga. (link video)
https://www.facebook.com/ErionVeliaj/videos/791265608331818
Dokumentat e pronësisë siguruar nga ne vërtetojnë që ajo pronë në Vishaj dhe të tjerat janë në pronësi të Lulzim Agës.
Bashkia Tiranë le të na tregoi dokumentat e pronësisë në Vishaj të personit që citon ajo dhe të vërtetoj për publikun që nuk po ndërton shtepinë e dikujt me prona të tjera si p.sh vila aty pranë.
Letra që nis bashkia nuk tregon asgjë për publikun së e kujt është pronesia e truallit që po rindërton dhe as për pronat që zotëron Lulzim Aga.
Gjithë komuniteti i Vaqarrit e di se ku jeton Lulzim Aga, pikërisht ai që piu raki me Veliajn. Ndërkohe le të na përgjigjet: Ku po jeton Lulzimi tani sipas Bashkisë Tiranë? Me qera, në çader apo në katin e parë tek vila trekatëshe aty pranë? Bashkia mund të pyesi për lehtësi edhe vajzën e tij.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb