BRAZIL-Duket një dashuri e vërtetë mes Vincent Casel dhe Tina Kunakey. Cifti, i cili u shfaq së bashku për herë të parë verën e kaluar, është fotografuar nga e përjavshmja Chi, gjatë pushimeve në Brazil.

Në foto duket modelja e re në plazh së bashku me aktorin 50 vjeçar, ish bashkëshortin e Monica Belluci. Së bashku me çiftin edhe dy vajzat e Cassell dhe të Bellucit.

Dukej si një histori kalimtare, por aktori francez duket se është çmendurisht i dashuruar pas modeles 27 vjeçare.

Të dy kanë kaluar pushime e vitit të ri ne familje, me vajzat që ai ka nga martesa me Monica Belluci, Deva 12 vjeç dhe Leonie, 6.

Në fotot familjare të dy zbaviten në plazh me vajzat dhe Tina tregon format e saj me bikini të verdhë.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb