Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka takuar dy xhudistet e Kosovës, Nora Gjakovën e Distria Krasniqin të cilat fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike ‘’Tokio 2020’’.

Duket se Rama ka përzgjedhur të jetë mëse sportive në takimin në një ambient të hapur bashkë me dy xhudistet dhe trajnerin e tyre Driton Kuka.

Ky i fundit shkruan se Rama do të jetë afër sportit dhe sportistëve shqiptarë.

Ndërkohë po sot në Tiranë, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi u vlerësuan nga Presidenti Ilir Meta me dekoratën ‘’Nderi i Kombit’’.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb