KRETE- Pamjet që shihni vijnë nga shtëpia ku ndodhi ngjarja e rëndë në Kretë të Greqisë, ku humbi jetën një 35-vjeçar shqiptar. Ky i fundit u godit për vdekje me thikë nga fqinja e tij, një 26-vjeçare që ishte përdoruese droge. Ngjarja ndodhi pas orës 01:00 në Heraklion të Kretës.

Mediat greke kanë publikuar fotot nga ndërtesa 3-katëshe ku jetonte shqiptari me familjen e tij, ndërsa ishte baba i dy fëmijëve. ‘Creta post’ shkruan se vajza e ka qëlluar në pjesën e kraharorit 35-vjeçarin, goditje të cilat i sollën atij vdekjen.

Shqiptari kishte shkruar t’i jepte ndihmë të resë, pasi kishte dëgjuar se ajo bërtiste. Por sapo ka hyrë në banesën e saj, ajo i është turrur me një thikë, pasi ka qenë në një krizë për shkak të përdorimit të drogës. Deri më tani mediat greke nuk bëjnë të ditur identitetin e shqiptarit, ndërsa 26-vjeçarja është arrestuar.
image (1)

image (2)

image (3)

image
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb