SHKODRA

BalkanWeb siguron foto nga makina me të cilën po udhëtonte Gledis Kraja, 23- vjeçari i cili u vra nga Sebastian Smakaj me të cilin dyshohet të kishin lidhje pasi vëllai i vogël i autorit e kishte shok viktimën.

Kraja po udhëtonte me një veturë në lagjen Perash të Shkodrës kur u qëllua nga mjeti tjetër dhe kur Smaka zbrazi automatikun mbi të. Dallohet qartë se plumbat kanë tejshpuar xhamat e automjetit i cili duket se ishte në pronësi të një firme private pasi lexonte ”Dizinfektim- Dezinsektim- Deratizim”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

Pikërisht në këtë automjet Kraja mbeti i plagosur teksa ndërroi jetë prej plagëve të mara në spitalin rajonal të Shkodrës.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb