READING

Një sulm me armë, ku mbetën tre persona në Reading të Anglisë ka tronditur opinionin në vendin ishullor.

Burimet thanë për mediat britanike se autori i dyshuar i sulmit ishte një person i njohur për MI5, autoritetet e sigurisë së Britanisë së Madhe.

Khairi Saadallah, 25 vjeç, u arrestua në vendngjarje të shtunën në mbrëmje, ndërsa policia thotë se nuk ka version tjetër të arsyes pse u krye masakra, përpos qëllimeve të terrorit.

Burime kanë thënë për BBC se autori Saadallah është me origjinë nga Libia dhe ishte regjistruar në regjistrat e MI5 në vitin 2019. Një prej viktimave është mësuar dhe quhet James Furlong, i konsideruar nga të tjerët si “mjaft i talentuar dhe frymëzues në punën e përditshme”.

Kryeministri britanik Boris Johnson tha se ishte i mërzitur nga sulmi, duke shtuar se do të shikojë mundësinë për të ndryshuar legjislacionin për elementët e terrorit. Kreu i policisë kundër terrorizmit  Neil Basu tha se Saadallah ka qenë element i njohur për MI5. Basu u shpreh se ndjen keqardhje, duke ngushëlluar të afërmit e viktimave.

Autoritetet më të larta të sigurisë britanike e kanë cilësuar sulmin si një akt të tmerrshëm, të ndërmarrë nga një individ, pra është rast kur një person ndërmerr akte të rënda kriminale. Në nëntor të vitit të kaluar, niveli zyrtar i kërcënimit të Mbretërisë së Bashkuar nga terrorizmi u ul nga “i rëndë” në “thelbësor” – që do të thotë se ai mbetej i mundshëm.

Që atëherë, tashmë ka pasur tre incidente të mëdha në të cilat kanë humbur jetën dy persona. Dy nga ato sulme u kryen nga individë të vetmuar.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb