Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka njoftuar se Forcat Ajrore kanë vendosur në liqenin e Shkodrës 6 bova, 3 prej të cilave me ndriçues natën për të bërë më të dallueshëm kufirin shqiptaro- malazez.

Sipas Xhaçkës, kjo do u shërbejë peshkatarëve të dyja vendeve dhe policive kufitare.

Xhaçka thotë se bovat në liqenin e Shkodrës ishin dëmtuar prej kohësh dhe nuk funksionin, prandaj në mirëkuptim me palën malazeze u vendosën shenjat e reja dalluese.

STATUSI NGA OLTA XHAÇKA

Peshkatarët shqiptarë ?? dhe malazezë ?? por edhe policitë kufitare të të dy vendeve do ta kenë më të lehtë të orientohen dhe të dallojnë vijën kufitare gjatë lundrimit në liqenin e Shkodrës.
Helikopterët e Forcës Ajrore, në mirëkuptim të plotë me palën malazeze lëshuan 6 bova të reja (shenja dalluese në liqen), ndër të cilat 3 me sinjal ndriçues për natën, të cilat ishin dëmtuar dhe nuk funksiononin prej vitesh.
FA në krye të detyrës!??

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb