TIRANE
Po, po… kjo është pyetja që na ka ngritur së fundmi në mendje Yll Limani me një postim në Instagram.

Këngëtari shumë i dashur për publikun shqiptar është një ndër personazhet VIP, të cilët asnjëherë nuk janë përfolur në media për ndonjë lidhje. Pasi siç ka thënë vetë është ‘i turpshëm’ dhe nuk i pëlqen të ekspozohet shumë. Andaj, Ylli ka zgjedhur ta mbajë jetën private larg syrit të publikut.

Mirëpo, duket se më në fund ai do bëjë lidhjen e tij publike.

Pak javë më parë ai na ka dhënë një indicie se mund të jetë në lidhje. Artisti shpërndau në Instastory një foto me telefon në dorë dhe shkruante: “Ajo nuk më bezdis kurrë në koncertet e mia.”

Rrjedhimisht shumëkush mund të pyes veten se kush është “ajo” që i ka rrëmbyer zemrën artistit?

E mes pyetjeve të shumta të fansave sot ai ka publikuar dy foto të tjera. Në njërën shkruan “Pamja e saj” dhe shfaqet vetë ai, kurse në tjetrën ka vendosur një unazë duke na bërë të pyesim mos ndoshta romanca e tij është konsoliduar aq shumë sa për hapin e madh.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: