Nicolo Zaniolo dhe Milan Skriniar janë dy emrat “big” në Serie A që kanë bërë gati “valixhet”. Sulmuesi “azzurr” ia ka bërë të qartë drejtuesve të Romës se dëshiron të largohet, fakt që e pranoi edhe Jose Mourinho.

Dy të përditshmet më të mëdha italiane, La Gazzetta dhe Corriere, i kanë kushtuar faqen e parë pikërisht të ardhmes së Zaniolo-s, duke zbuluar se futbolli i ka thënë “Po” Milanit.

  • foto galeri
  • foto galeri

Kuqezinjtë me sa duket e kanë seriozisht për Zaniolo-n, kanë vendosur kontaktet e para me përfaqësuesit e lojtarit ndërsa për Romën kanë gati 3 milionë euro për huazimin dhe 22 të tjera për të blerë kartonin e tij, por vetëm nëse kualifikohen në Chamnpions. Roma nuk dëshiron kushte kur bëhet fjalë për Zaniolo-n pasi dëshirojnë ta shesin me titull difinitiv, huazim deri në fund të sezonit me detyrim blerje.

Milan Skriniar Inter Milan Supercup
Milan Skriniar Inter Milan Supercup

Një tjetër çështje e nxehtë edhe ajo e Milan Skriniar, për herë të parë mbi këtë temë ka folur edhe agjenti i tij: “Vendimi për të nxjerr Skriniar në merkato është marrë që në verë nga ana e Inter, jo nga lojtari. Kjo zgjedhje e tyre i dërgoi negociatat te PSG, Inter ishte i informuar për këtë”, u shpreh agjenti i mbrojtësit sllovak i cili pranoi se për momentin nuk ka asnjë shans që të diskutohet mundësia e rinovimit, ndërsa në garë për të siguruar shërbimet e Skriniar janë edhe disa ekipe të tjera jo italiane.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb