E gjithë hapësira që sot njihet si këndi i lojërave “7 xhuxhat”, në afërsi të rrugës së “Elbasanit”, do të shndërrohet në një kënd modern lojërash për fëmijë dhe shlodhje për më të rriturit.

Bashkia e Tiranës ka nisur zbatimin e projektit të rikonceptim të parkut të lojërave të fëmijëve, ndërsa projekti do mundësojë që pjesa e nëndheshme të shërbejë edhe për një parking nëntokësor publik.
7 xhuxhat si do behet (1)

7 xhuxhat si do behet (11)

7 xhuxhat si do behet (10)

7 xhuxhat si do behet (9)

7 xhuxhat si do behet (8)

7 xhuxhat si do behet (7)

7 xhuxhat si do behet (6)

7 xhuxhat si do behet (5)

7 xhuxhat si do behet (4)

7 xhuxhat si do behet (3)

7 xhuxhat si do behet (2)
Siç shihet edhe nga fotot e këtij projekti, parku i ri lojërave do të ketë hapësira dhe lojëra për të gjithë fëmijët, ndërsa do të shoqërohet edhe me lulishte dhe gjelbërim që do të krijojnë mundësi për kalimin e kohës edhe për më të rriturit. Falë këtij projekti do mundësohet një numër i konsiderueshëm vendesh parkimi për të gjithë banorët e zonës, por edhe për bizneset që funksionojnë në afërsi të këtij parku.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: