Rreth 100 mijë paund janë sekuestruar sot në Portin e Durrësit, që vinin nga Anglia. Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetarja Dorjana Bezat. Mësohet se furgoni i mallrave, i përket një kompanie që çonte porosi nga Shqipëria drejt Anglisë tek emigrantet dhe anasjelltas.

Para pak muajsh nga policia e kufirit është bllokuar një sasi cigaresh kontrabande në Portin e Durrësit, e njëjta linjë transporti.

  • foto galeri
  • foto galeri

Policia shqiptare po bashkëpunon me atë angleze për rastin për të zbuluar se kush janë dërguesit dhe pritësit e parave. Gazetarja Bezat ka siguruar edhe foto nga furgoni, ku ishin krijuar disa vende të posaçme për të fshehur pakot e parave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb