SHBA

Në Shtetet e Bashkuara ka vijuar numërimi i votave për zgjedhjet presidenciale amerikane. Deri më tani, kandidati demokrat Joe Bien është në epërsi ndaj rivalit të tij republikan presidentit Donald Trump. Biden ka siguruar 264 vota elektorale, ndërsa Trump 214 vota elektorale. Biden arriti të fitoje edhe Michiganin, një shtet i rëndësishëm që ka 16 vota elektorale.

Ndërkohë tensionohet situata në SHBA pas zgjedhjeve presidenciale, ku në shumë shtete ka protesta dhe trazira. New York, pas përplasjeve me policinë, dhjetëra njerëz u arrestuan duke kërkuar që të numërohej çdo votë.

Përleshje të tjera janë raportuar në Portland (Oregon), Maricopa County (Arizona), Denver dhe Minneapolis. Në Arizona, në veçanti, mbështetësit e Trump dolën në rrugë të armatosur me thirrjen e “stop vjedhjes së votës”.

Gjithashtu situata është e tensionuar në Seattle, Boston dhe Michigan. Situatë të njëjtë ka pasur dhe në Chicago por pa dhunë dhe të shoqëruar nga policia.

Edhe në shtetet e tjera demonstruesit janë të ndarë në ata që mbështesin kërkesat e manjatit, i cili foli për një “vjedhje votash” mashtrimi” dhe ata të cilët dënojnë fjalët. Nga fjalët e Trump, kuptohet se ai nuk ka ndërmend të pranojë rezultatin e zgjedhjeve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: