Ndryshimi i pronësisë dhe kaosi i ndodhur në sezonin e fundit ka bërë që Chelsea të kthehet në një kantier ndërtimi, të shumë janë lojtarët që u larguan, ndërsa me valixhe në duar qëndron dhe një pjesë e mirë. Blutë kanë qëndruar në vend numëro kur bëhet fjalë për merkaton në hyrje, asnjë blerje, por këtë të enjte mediat angleze bashkohen të gjitha në një pikë: Raheem Sterling do të jetë dhurata e parë për Thomas Tuchel.

  • foto galeri
  • foto galeri

“45 milionë sterlina”, shkruan Star Sport, kjo është shifra që Chelsea do ti paguaj Man.City për të siguruar shërbimet e sulmuesit anglez. Ka qenë Thomas Tuchel që ka bindur Sterling për tiu bashkuar në Londër, tekniku gjerman i ka ofruar një rol si protagonist. Pas afrimit të Haaland, Pep Guardiola ka nisur të shfryjë ofensivën e tij, pas Jesus është radha e Sterling për të nisur një aventurë të re larg Mançesterit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb