DURRËS- Drejtoria Vendore e Policisë Durrës përmes një njoftimi drejtuar mediave kërkon ndihmë nga qytetarët për gjetjen e një shtetaseje që rezulton e zhdukur.

Burime zyrtare nga policia thanë se bëhet fjalë për shtetasen Edlira Rushiti, 48 vjeçe, banuese në lagjen nr. 13 Plazh Durrës. Gruaja thuhet se është larguar nga banesa pasditen e sotme rreth orës 16:00 dhe nuk është kthyer.
Edlira
“Është rreth 1,65 cm e gjatë, me flokë të zeza, të shkurtra dhe ka të veshur një bluzë dhe pantallona ngjyrë të zezë. Familjarët kanë deklaruar se shtetasja e mësipërme vuan nga probleme të shëndetit mendor. Në rast identifikimi të saj, jeni të lutur të telefononi në numrin 0694110217”, thuhet në njoftimin e policisë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: