Zbardhen detaje të reja nga zjarri që përfshiu pas mesnatës së kaluar një pallat në zonën e Astirit, në Tiranë.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për “BalkanWeb” se në vendngjarje janë dëgjuar edhe shpërthime nga banorët, të cilët kanë dalë jashtë të tmerruar.

Siç raporton gazetari Çelmeta, këtë mëngjes kanë mbërritur në vendin e ngjarjes ekspertë të RENEA-s anti-eksplozivë për të përcaktuar shkakun e zjarrit.

Nga të dhënat e para mësohet se po hetohet nëse shkaku i zjarrit mund të ketë ardhur si pasojë e një shpërthimi.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: