FINIQ

Një zjarr ka përfshirë ditën e sotme varrezat publike të fshatit Mesopotam në Bashkinë e Finiqit.

Gazetarja Shpresa Dine raporton për BalkanWeb se zjarri ka filluar nga një qiri i ndezur në një prej varreve dhe më pas u përhap tek të tjerët.

Tashmë zjarri është nën kontroll por flakët në një moment rrezikuan edhe Manastirin e Shën Kollit të Mesopotamit që është shpallur Moment i Trashëgimisë Kulturore.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb