Një vatër zjarri është regjistruar përgjatë mureve rrethuese të burgut të Peqinit. Flakët janë regjistruar në një sipërfaqe të konsiderueshme përgjatë perimetrit ku ngrihen muret rrethuese të zonës së sektorit të sigurisë së lartë të Burgut të Peqinit.

Flakët kanë shkrumbuar barishtet e thata dhe disa shkurre përreth kësaj zone. Burime zyrtare bënë me dije për “BalkanWeb” se flakët ishin jashtë rrethimit të burgut të Peqinit dhe nuk përbënin asnjë rrezikshmëri për godinat e këtij institucioni.

Pas ndërhyrjes, u bë e mundur shuarja e flakëve ndërsa kanë nisur hetimet për ngjarjen në fjalë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb