Ekipet e Zjarffikësve në Kaliforni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po luftojnë me flakë të mëdha që po përhapen në pyjet e këtij shteti.

Mijëra njerëz janë detyruar që të dalin nga shtëpitë e tyre në Los Angelos, për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme, shkruajnë mediat e mëdha botërore.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Më shumë se 1300 zjarrfikës, të përkrahur nga aeroplanë dhe helikopterë, që hidhnin ujë nga qielli, janë duke luftuar me zjarret që nisën të premten.

Zjarret po përhapen në terrene të vështira malore, duke ua bërë më të vështirë zjarrfikësve. Tymi i madh që është përhapur në qiell ka lëvizur drejt lindjes deri në Arizona, rreth 480 kilometra larg.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb