Kili- Është përfshirë nga një zjarr masiv në Kili qyteti i Santa Olga­s , i cili është djegur plotësisht. Sipas asaj që raportojnë mediat lokale tëKilit ndihma ndërkombëtare kanë mbërritur në Kili për të vënë nën kontroll zjarrin, ku Rusia ka dërguar një aeroplan zjarrfikës, të aftë të mbajë qindra ton ujë. Raportohet se të paktën 5 zjarrfikës kanë humbur jetën në përpjekje për të shpëtuar banorët e qytetit nga shtëpitë që po digjeshin. Mediat lokale raportojnë se të paktën 1 mijë shtëpi janë djegur nga flakët. Zjarri është ndihmuar nga temperaturat e larta dhe sasia e madhe e pyjeve, duke e bërë shumë të vështirë kontrollin e flakëve dhe duke çuar në një përhapje të gjerë dhe një djegie masive të banesave. Akoma s’ka të dhëna të sakta nëse ka viktima në banorë përveç 5 zjarrfikësve që kanë humbur jetën në përpjekje për të shpëtuar banorët e qytetit.

207771 207772 - Copy 207773 - Copy 207775 - Copy

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb