KINË- Wang Anna, është 5 vjeçarja e cila jeton mes maleve të largëta në Zynyi të Kinës perëndimore me gjyshen dhe stërgjyshen e saj, pasi babai iu fut në burg dhe nëna u rimartua. Historia e trishtë e Annës dhe gjysheve të saj u zbulua nga një gazetar reporter i “The Sun” në Kinë. Gjithçka kishte nisur para dy vitesh kur babai i saj u dënua me burg dhe mamaja e saj u rimartua duke e lënë Anën të mbante barrën e shtëpisë.

Ajo mban të moshuarat, duke u kujdesur për ta dhe duke u zgjuar herët në mëngjes për të gatuar. Gjyshja e saj është me artrit dhe kjo sëmundje i shkakton dhembje në kyçe. Së bashku me stërgjyshen e vajzës, të moshuarat janë me regjim shtrati dhe kanë një aktivitet shumë të limituar jetësor. Vogëlushja kurrë nuk është ankuar kur i nxjerr ato shëtitje ose kur i ndihmon të shkojnë në tualet. Ky trekëndësh dashurie i ka prekur shumë fqinjët të cilët e ndihmojnë atë të mbledhë perime të freskëta sa herë të munden, siç raporton “The Sun”. Anna i buzëqeshi gazetarit kur i tha se do kujdesej gjithmonë për to dhe i uron jetë të gjatë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: