Endrit Mërtiri është një ndër fotografët më të njohur dhe të talentuar shqiptarë. Është pikërisht Mërtiri ai i cili ‘fshihet’ pas shumë seteve të mrekullueshme fotografike të shumë personazheve të njohur.

I ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Shiko Kush Luan”, Mërtiri gjatë sfidës “Ndaje ose haje” u vendos para një pyetjeje shumë pikante ku duhet të tregonte shifrën më të lartë dhe atë më të ulët që ka marrë nga një set fotografik.

Ai u shpreh se shifra më e ulët ishte 50 mijë lek të vjetra ndërsa pagesa më e lartë që ka marrë është 200.000 mijë dollarë. Kapiteni i skuadrës blu, Rezart Veleshnja u bë kurioz dhe e pyeti nëse u pagua kaq vetëm për një shkrepje apo disa dhe fotografi i tha se për një set, jo vetëm një foto.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb