Greqia është një nga vendet më të prekura nga zjarret këtë sezon vere, me shtëpi, e hapësire toke të shumta të përfshira nga flakët. Veç njerëzve, edhe kafshët e kanë pësuar së tepërmi nga prezenca e flakëve.

Në fotot e publikuara nga mediat, shihet se si kafshët luftojnë për t’i mbijetuar flakëve në Varibob të Greqisë.

Zjarrfikësit dhe vullnetarë kanë shpëtuar dhjetëra kafshë nga fundi tragjik. Në foto, shihet një vajzë teksa përqafon kalin e saj në zjarr, ndërsa një zjarrfikës, shihet duke i dhënë ujë një qeni, të djegur pjesërisht nga flakët.

Pamje të tjera trishtuese janë imazhet e kuajve duke vrapuar për t’i shpëtuar flakëve. Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës Greke të Kuajve, disa kuaj u transportuan me kamionë. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni pamjet.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb