Të gjithë vëmendjen e rrjeteve sociale ditën e sotme e mori një mesazh i ministres së re të kabinetit qeveritar ‘Diella’ e cila u shfaq me 6 gishta. Fotoja në fjalë që u publikua nga Kryeministria, u bë pjesë e fotomontazheve, mes ironive dhe batutave.
Këtë situatë e ka komentuar dhe ish-deputeti i PS-së, Petro Koçi. Ky i fundit i ftuar në programin e drekës në News24, përballë moderatores Ola Bruko theksoi se ajo di gjithmonë që të hapë debate.
“Gjithmonë Diella hap debat. Ajo di si të hapë debat mesa duket.”, tha ai.
