TIRANE- Kryeopozitari Lulzim Basha ka reaguar lidhur me foton në Konferencën e Pezës, ku u shfaqën simbolet e komunizmit, siç ishte fotoja e diktatorit Enver Hoxha dhe flamuri me yll. Ai theksoi se kjo është një sëmundje e përsëritur, ndërsa ilaçi nuk jepet me propozime fasade.

Basha tha se PD do të propozojë shumë shpejt kë Kuvend një projektligj për përdorimin e simboleve të komunizmit.

“Sëmundje e përsëritur, të cilës nuk mund t’i jepet ilaçi me propozime fasadë. Ne kemi kërkuar ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, amerikanë dhe gjermanëve dhe shume shpejt do propozojmë në Kuvend një projektligj për ndalimin dhe kriminalizimin e përdorimit të simboleve te Komunizmit sipas ligjit që përdorte Gjermania lidhur me simbolet e nazizmit”, përfundoi Basha.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb