Princi William dhe Kate Middleton njihen për daljet e tyre publike ku nuk shfaqin ndonjë kontakt të madh fizik, por nuk ndodh kështu brenda dyerve të mbyllura, në këtë rast të një limuzine.

Ja një foto e tyre në premierën e “No time to Die” në tapetin e kuq:

  • foto galeri
  • foto galeri

Nuk duhet një ekspert i gjuhës së trupit për të kuptuar se ka një ndjenjë rehatie në këtë foto, megjithatë një eksperte e gjuhës së trupit, Judi James, tha për The Sun se dallon disa mesazhe të fshehta përmes fotos.

Për lidhjen mes tyre: “Pse është seksi? Sepse duket si një rikthim te pozat e hershme të çiftit, në kohën kur mund të prekeshin pasi dilnin nga festat. Që nga dasma, gjuha e tyre e trupit ka qenë më diskrete, por kjo foto na rikthen te koha ‘flirtuese’ e viteve më parë.”

Për mbretin dhe mbretëreshën e ardhshme: “Busti dhe koka shfaq tiparin që i karakterizon – pasqyrimi i njëri-tjetrit. Buzëqeshjet e tyre duken gjithashtu si të harmonizuara. Kjo sugjeron se mendojnë njësoj dhe kanë një fuqi të barabartë.”

Për Kate: “Kapja e dorës është një sinjal i rëndësishëm për forcën e qendrueshme në marrëdhënien e tyre. Kate jo vetëm që po e mban dorën e tij, por i ka vendosur edhe dorën tjetër sipër. Duket si një gjest pronësie që nënkupton se ai është shumë i çmuar për të.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: