Tërmeti me magnitudë 5.8 goditi sot Stambollin, duke krijuar panik të madh te qytetarët, të cilët dolën menjëherë në rrugë.

Por, ajo që po shton edhe më shumë panikun është ky imazh i Urës së Dëshmorëve të 15 korrikut, që u përhap me shpejtësi në mediet sociale. Ata që e postuan foton pretendonin se ura ishte dëmtuar nga tërmeti dhe rrezikonte të binte, por në fakt e vërteta nuk ishte kështu.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Departamenti i Policisë së Stambollit reagoi në një deklaratë, duke shpjeguar se imazhi i përhapur gjerësisht në internet nuk i përkiste pasojave të sotme, ndaj edhe njerëzit duhet të qetësoheshin, raporton Hyrriet.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: