SHBA

Mbyllet samiti tre ditor i liderve të G7 në Biarritz të Francës. Por ajo që po diskutohet më shumë gjatë këtij samite përveç çështjeve të rëndësishme është dhe takimi i Zonjës së Parë të SHBA-ve Melania Trump me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau.

Më saktë, një foto e shkrepur e të treve gjatë momentit të takimit. Melania duket se e shikon kryeministrin gjithë adhurim, ndërkohë që Donald i mban dorën fort. Fotoja ka bërë menjëherë xhiron e rrjetit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në konferencën e zhvilluar në mbyllje të samitit, presidenti amerikan Donald Trump dhe ai francez Emanuel Macron folën për unitet, pavarësisht mosmarrëveshjeve që u manifestuan për çështjen tregtare, Iranin apo taksën dixhitale.

Kreu i Elizesë i hapi rrugën një zgjidhjeje të mundshme diplomatike mes Uashingtonit dhe Iranit, lidhur me ujdinë bërthamore të 2015-të, duke kërkuar zhvillimin e një takimit mes presidenteve të të dyja vendeve. Ndërsa presidenti amrikan, Trump nuk konfirmoi nëse do të ketë një takim së shpejti por tha se nëse Irani ndryshon qëndrim, takimi do të ishte i mundur.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb