TIRANË- Historiani Kastriot Dervishi ka publikuar sot në prag të 27-vjetorit të rrëzimit të shtatores së diktatorit Enver Hoxha një foto të sheshit “Skënderbej”.

Ai thotë se kjo foto është bëra pak çaste para rrëzimit të shtatores, ndërsa duken edhe disa makina që më pas do të tërhiqnin zvarrë shtatoren.

Sheshi ne shkurt 1991

Më 20 shkurt 1991, qindra njerëz të mbledhur në shesh kanë rrëzuar shtatoren e Enver Hoxhës si simbol të rrëzimit të një regjimi dhe të një miti, pak muaj pasi regjimi i vjetër kishte lejuar pluralizmin politik.

Rrëzimi i shtatores së Hoxhës u nxit nga greva e urisë e ndërmarrë nga disa qindra studentë për t’i hequr universitetit emrin e tij.

“Pamje e sheshit “Skënderbej” pak çaste para rrëzimit të shtatores së diktatorit. Makinat tip “Ifa” që shihen në foto janë të parkut të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Me njërën prej tyre (të shënuarën me vijë të kuqe), pasi u rrëzua, u tërhoq zvarrë shtatorja e diktatorit”, shkruan Dervishi.

Kastriot Dervishi fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb