TIRANE

Në muajin korrik Xhensila dhe Besi u bënë prindër për hërë të parë të një vajze, të cilën e pagëzuan me emrin Ajka. Vogëlushja solli gëzim pa fund në shtëpinë e çiftit dhe i dha një tjetër kuptim jetës së tyre. Gjatë këtyre muajve çifti ka preferuar të mos publikojë foto të Ajkës.

  • foto galeri
  • foto galeri

Foton e parë e ka postuar këngëtari ditën e Krishtlindjeve duke u lutur në kishë por gjithmonë duke i mbuluar fytyrën. Mirëpo ditën e djeshme çifti shumë i dashur për shqiptarët i kanë mahnitur të gjithë me foton e parë familjare me të cilën urojnë Vitin e Ri 2019.

Në foton, e cila është bërë në shtëpinë e tyre, Besi, Xhensila dhe e vogla Ajka shfaqen të veshur me të kuqe. “Gëzuar. Gjumin e omël e paçi ne 2019-n. Zoti ju rujt. Kallakt”- shkruan Besi në krah të fotos. Po ashtu edhe Xhensila ka postuar të njëjtën foto ku shkruhej “2018 jonë”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb