KAKAVIJE- Fotoja e ushtarëve grekë me origjinë shqiptare teksa bënin shqiponjën me duar, me sa duket u ka hapur punë shqiptarëve që duan të kalojnë kufirin drejt vendit fqinj. Tensionimi i marrëdhënieve Shqipëri-Greqi po ndihet më së shumti në pikat e kalimit kufitar mes dy vendeve.

Këtë e faktojnë vetë qytetarët shqiptarë që gjatë ditëve të fundit kanë tentuar të kalojnë drejt Greqisë.
pasapo
Një ditë më parë, një qytetar shqiptar është përballur me një situatë të papritur në doganën e Kakavijës, pasi policia kufitare greke nuk e ka lejuar të kalojë.

Këtë rast qytetari e ka denoncuar në rrjetet sociale, duke postuar edhe foton e pasaportës.
Teksa i ka pyetur autoritetet greke se për cilën arsye nuk e lejojnë të kalojë kufirin, ata i janë përgjigjur: Pyetjen bëje në shtetin shqiptar.

“Kot pa lidhje, thjesht më tha nuk lejoheni, i them përse, më thanë bëje pyetjen në shtetin shqiptar. Ishin dhe shumë të tjerë si mua. Nuk lejonin asnjë për të kaluar me pasaportë”, shkruan qytetari në denoncimin e tij.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb