Greqia është duke u përballur me një situatë të rënduar nga zjarret. Mijëra ha tokë janë shkrumbuar, banesa si dhe janë rrezikuar mijëra kafshë. Një fotografi është duke bërë xhiron e botës, me një zjarrfikës grek që është fiksuar teksa i jep ujë një breshke të ndodhur në mes të flakëve.

Fotoja ka qenë subjekt i shumë media botërore, e të gjithë, e kanë cilësuar zjarrfikësin si një hero.

“Menduam fillim se breshka ishte djegur. Por vumë re që pjesa e sipërme e guaskës ishte e pastër. I dhamë pak ujë, dhe ajo nisi të reagonte, të ecte”, tha zjarrfikësi.

Më tej ai ka shtuar:

“Ne kemi pajisje të mira. Por puna jonë është me të vërtetë e vështirë. Jemi gjatë gjithë kohës në rrezik. Shpëtimi i njerëzve dhe i pronave private e publike në situata si kjo është misioni ynë. Rreziku i zjarreve është ende evident pasi janë shumë vatra pa u neutralizuar, megjithatë, ne po bëjmë të pamundurën që të vendosim situatën në kontroll”.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb