Kjo foto që flet më shumë se netë të tëra pa gjumë, se lodhja e përditshme fizike e mendore e një nëne që përjeton sikletin kur ka një fëmijë sëmurë. Pasi u postua për herë të parë në Facebook, fotografia u shpërnda mijëra herë në internet në disa rrjete sociale. Fotoja tregon australianen Kelli Bannister, 30 vjeç, teksa shtrëngon në gji vajzën e saj të vogël, e cila është sëmurë me grip. Interesant është fakti se fotoja është bërë me celular nga djali 5-vjeçar i Bannister.

Kelli Bannister, fotografe dhe bloggere jeton në periferi të Perth, Australi. Kelli tregon se prej dy javësh fëmijët ishin sëmurë me grip dhe pasi gjendja nuk po qetësohej aspak, ajo mori më të voglën për ti bërë një dush, me qëllim uljen e temperaturës. Ky ishte një moment, kur djali 5-vjecar realizoi foton e cila po bëhet hit në internet.

“Cdo e qarë e cdo lot i fëmijëve kthehet në ankth për cdo nënë. Të thyhet zemra teksa sheh fëmijën të vuajë. Nënat përvec lodhjes fizike lodhen dhe mendërisht”, thotë Bannister.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: