TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sërish sot rreth çështjes që ka përfshirë kryeministrin Edi Rama dhe të vërtetën që fshihet pas fotos me presidentin amerikan Barack Obama.

Pavarësisht se kryeministri Rama ka mohuar që të ketë dhënë para për fushatën e kreut të shtëpisë së bardhë, Berisha thotë se ka prova të pakundërshtueshme se Rama është ‘shtetasi nr.2’ i përmendur në deklaratat e taksistit Bilal Shehu. Berisha thotë më tek se Rama dhe Bilali janë paraqitur me dokumentet false si çift gay në drekën e Obamës dhe se pritet që të ballafaqohet me taksistin në sallën e gjyqit.

STATUSI I BERISHËS
Ndërlikohet edhe më thellë implikimi i Ramës në skandalin Bilalgate!
Të dashur miq, Edi Rama mohoi se shtetasi i huaj nr.2 në deponimin e Bilal Shehut në dosjen e FBI është pikërisht Edvin Kristaq Rama. Por burime shumë të sigurta më konfirmojnë se shtetasi nr.2 për të cilin është pyetur Bilal Shehu nga hetuesi i mirënjohur i FBI është 100% Edi Rama.

Këtë jo vetëm ka dëshmuar me fakte hetuesit të tij vet i pandehuri Bilal por kjo është faktuar dhe nga prova të pakundërshtueshme nga hetuesit e FBI, të cilët dinë tashme çdo detaj të dhunimit të ligjit elektoral amerikan nga Edi Rama duke përdorur për kryerjen e veprës penale taksistin Bilal Shehu, shtetas amerikan që me 80 mijë dollarë të Ramës me origjinë shumë të dyshimtë.

Bilali dhe Rama me qëllim kanë falsifikuar dokumente të gjendjes civile dhe janë paraqitur si çift gay të martuar në mënyrë që të bënin të mundur futjen e Ramës në event për të bërë foton edhe pse ishte shtetas i huaj.

Në ligjin amerikan falsifikimi i dokumenteve të gjendjes civile përbën një vepër penale jo të lehtë. Me mohimin që i ka bërë Rama dhënies së 80 mijë dollarëve Bilalit, të afërm të këtij të fundit dhe avokati i tij pohojnë se pritet që Bilali t’i kërkojë gjykatësit ballafaqimin me Ramën në sallën e gjyqit! sb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: