Joe Biden të mërkurën u betua si presidenti i Shteteve të Bashkuara në Washington DC, ndërsa kujtimi për të birin e tij të ndjerë Beau Biden ka mbetur i paharruar në shtetin ku ka lindur dhe rritur.

Në momentin që presidenti i ri po bënte betimin zyrtar, gazetarja Patricia Talorico po kalonte me makinë pranë varrit të Beau në oborrin e kishës katolike Saint Joseph në Greenville të Delaware.

Ajo pa një person të vetmuar me uniformë duke qëndruar i ulur pranë varrit të Beau dhe shfrytëzoi rastin për t’i shkrepur disa fotografi atij.

  • foto galeri

Rrëfimi i saj dhe fotografia që postoi bërë virale në rrjetet sociale. E burri i shumëpërfolur i cili nderonte varrin e Beau, nuk ishte personi i vetëm që ish pjesëtarin e Gardës Kombëtare e vizitoi tek varri në ditën e inaugurimit të babait të tij.

Kujtojmë që Beau ka ndërruar jetë në vitin 2015 pas një sëmundje të rëndë – kanceri. Pas vdekjes së tij, Joe Biden kishte vendosur të mos kandidojë për president në zgjedhjet e vitit 2016, pasi ai dhe gruaja e tij të mbanin zi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb