KALIFORNI- I strukur pranë një muri shumë pranë dhomës së urgjencës dhe në një gjendje të pikëlluar. Kjo është gjendja e një mjeku në një spital në jug të Kalifornisë, e pasqyruar në një fotografi të bërë nga kolegu i tij. Mjeku nuk arriti dot të shpëtonte pacientin e tij, një djalë vetëm 19 vjeç, ndërsa e ka përjetuar shumë keq këtë moment.

‘Unë nuk e shoh fytyrën e tij, por i imagjinoj lotët e tij. Kjo është puna jonë e përditshme, njerëzit që humbim janë zakonisht të moshave të mëdha, por në këtë rast pacienti ishte vetëm 19 vjeç’ –  ka shkruar autori i fotografisë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: