TIRANE- Në protestën e Partisë Demokratike në rrugën përballë Kryeministrisë janë parë edhe fëmijët e ish-kryeministrit Sali Berisha, vajza e tij Argita dhe djali Shkëlzeni.

Siç duket edhe nga fotot e mëposhtme të siguruara nga “BalkanWeb”, Shkëlzen Berisha është i shoqëruar nga aktori i humorit Julian Deda, i cili është edhe pjesë e strukturave të partisë.
PROTESTA-E-PD-SHKELZENI-NE-SHESH
Ndërsa Argita është shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Jamarbër Malltezi, kryetar i Departamentit të Mjedisit në PD, disa përfaqësues të tjerë të këtij departamenti si edhe ish-deputetja Ledina Aliolli.
PROTESTA-E-PD-SHKELZENI-NE-SHESH
Ata shfaqen sërish në shesh teksa bisedojnë me njëri-tjetrin edhe gjatë kohës që ngrihen çadrat ku do të ngujohen protestuesit.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb