TIRANE- Në një kohë kur kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha lëshonte akuza nga ‘çadra e lirisë’ në drejtim të kreut të qeverisë, vjen dhe ironia e radhës nga Edi Rama.

Ky i fundit ka postuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut një fotomontazh, ku shihet Basha pas 29 vitesh dhe sipas tij akoma në një çadër. “Lulëzim Basha, 2045, pylli i Bedenit (Kavajë)”, shkruhet sipër fotos, ndërsa Rama nuk i kursen ironitë për liderin e PD-së.

Ndërkohë, ditën e sotme ishte parashikuar që të zhvilloheshin zgjedhjet për kryetar bashkie në Kavajë, ndërsa opozita do të mbante një protestë për t’i kundërshtuar ato. Por pas një urdhri të kreut të qeverisë, këto zgjedhje u shtynë dhe PD hoqi dorë nga protesta, duke e transferuar tubimin e radhës në Tiranë, më 13 maj. Kaq ka mjaftuar që të nisin repikat mes qytetarëve, ndërsa Rama kur ia kursen njërit prej tyre.

Rama koment

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: