Ish-kryeministri Sali Berisha ka zgjedhur që t’i bashkohet festimeve sot në Elbasan, që është dhe qyteti simbol i festimit të Ditës së Verës.

Sapo ka zbritur nga automjeti, Berisha është pritur me entuziazëm nga mbështetësit e tij, me thirrjet; ‘o yll’, “Berisha, o hero, ty gjithë Shqipëria të do”.

Ndërkohë, që ish-kryeministri është pritur siç e ka dhe tradita nga disa vajza të veshura me kostume popullore, me ëmbëlsirën tradicionale, ballokumen, të cilën e ka provuar, ndërsa i kanë vendosur dhe një verore në dorë, simbolikë e kësaj feste.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Urimet më të përzemërt qytetarëve të Elbasanit, për këtë ditë gëzimi, feste për Elbasanin, i cili sot është edhe kryeqyteti i saj dhe mbarë shqiptarët. Këtu sot kanë ardhur pelegrinë nga mbarë Shqipëria, në këtë kontekst, Elbasani është sot kryeqytet i pelegrinazhit shqiptar.

Por nuk mund të mos theksoj se kjo ditë, është njëkohësisht simbol i ndërrimit, i lulëzimit, i ndryshimit. Natyra fillon e ndërron kostumin e saj, moti vjen tjetër.”, tha Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: