NGA DORJANA BEZAT
Nëse përmend forcat e policisë “Shqiponja” në mendje të vijnë efektivë të armatosur të cilët shpesh herë vendosen në situate të rrezikshme për të parandaluar krime. Por, këta efektivë përveç stërvitjes fizike kanë edhe një përkushtim ndaj letërsisë.

Vullnetarisht secili prej tyre ka blerë 2 ose 3 libra dhe së bashku kanë ndërtuar një bibliotekë të tyre në ambientet e drejtorisë së Policisë Tiranë.

Kjo nismë është përgëzuar nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, gjatë një vizite jo protokollare. Në ambientet e repartit Tahiri i përgëzuar këta të rinj për nismën e marrë. Me kontributin e gjithë punonjësve u krijua një bibliotekë me mbi 300 tituj me përmbajtje te ndryshme si: profesionale, policore, juridike, historike, psikologjike, romane dhe me përmbajtje të tjera që do të përdoren nga efektivët.

Përveç titujve artistikë në bibliotekën e policisë nuk kishte si të mungonin edhe vëllimet që lidhen me punën si “Kodi penal”, “Kriminalistika” etj.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb