DURRES – Protestat kanë dhe anën e tyre humoristike në ndonjë rast, si psh ky në foto, ku protestuesit durrsakë të opozitës, të lodhur nga thirrjet, ulen të shplodhen me një gotë raki, një pjatë qofte dhe pak salcë kosi.

Fotoja është komentuar me humor nga këshilltari i kryetarit të Kuvendit, Emiljano Aleksi, që ka arritur ta kapë këtë moment pikërisht sot, në protestën e demokratëve në Durrës që kishte në fokus dorëheqjen e Ilir Metës.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: