SHKODËR- E gjithë vëmendja e politikës, akademikëve, por dhe e shoqërisë civile por edhe qytetarëve e besimtarëve ishte në Shkodër, atje ku u mbajt ceremonia e Lumturimit të 38 martirëve të Klerit Katolik, që u vranë dhe torturuan nga regjimi komunist.

Mes personaliteteve të politikës u vu re prezenca e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ish-paraardhësi i tij, Sali Berisha, deputetja e Qarkut Shkodër, Jozefina Topalli si dhe kryeprokurori, Adriatik Llalla. Basha dhe ish-kryeparlamentarja Topalli duket se në vendin e Zotit kanë lënë pas mosmarrëveshjet e tyre politike brenda PD-së.

Nga fotot e publikuara në rrjetet sociale shihet se përfaqësuesit e opozitës janë ulur në një vend me kolegët e tyre të maxhorancës. Për më tepër shihni votot.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb