Gazetari Enrik Mehemti ka arritur të zbulojë foto ekskluzive nga operacioni antidrogë “The Eye” që u zhvillua nga autoritetet shqiptare në bashkëpunim me Guardia di Finanza në gjirin e Arushës.

Nga operacioni u sekuestruan 990 kg kanabis, tre skafe dhe një velierë, ndërsa në prana përfunduan 3 skafistë nga Vlora dhe dy shtetas ukrainas.

Gjatë operacionit përfunduan në pranga shtetasit Arbër Saraseli, Saverjo Imeraj dhe Qemal Pekmezi, si dhe u shpall në kërkim shtetasi Gregor Likaj.

Nga Guardia di Finanza janë arrestuar shtetasit ukrainas Bychkovi Serhii dhe Senkevych Serhii.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: