Seanca e sotme plenare është përfshirë nga debatet e forta ku kryefjalë është çështja ‘McGonigal’ dhe akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit ndonëse duhet të ishte i pranishëm në sallë pasi kishte interpelancë me një grup deputetësh të PD-së, ka munguar, duke ia deleguar detyrën Spiropalit.

Gazetari Osman Stafa raporton për BalkanWeb se kjo çështje ka mobilizuar deputetët e opozitës, të cilët janë bashkuar për këtë çështje, duke lënë mënjanë ndasitë mes tyre.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Deputetet e opozitës, pa marrë parasysh grupet, ata kanë nisur të mbledhin firmat për ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar për çështjen McGonigal-Rama.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb